JOQ Albania
Home

Barcelona në telashe serioze, ka 5 muaj që nuk fiton në transfertë
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 20/09/2019 0:59

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mbrëmjen e së martës, Barcelona barazoi pa gola ndaj Borusisë së Dortmundit, në ndeshjen e parë të Champions League për këtë sezon, e vlefshme për Grupin F.

Ndeshja u dominua nga ekipi gjerman, ndërkohë që paraqitja e katalanasve la vërtetë për të dëshiruar.

Forma e dobët e Barcelonës është evidentuar edhe në La Liga, ku në 4 ndeshje kanë grumbulluar vetëm 7 pikë, duke u pozicionuar në vendin e 5-të në tabelën e klasifikimit.

Ajo që vlen të theksohet është se ekipi i drejtuar nga Valverde, ka 5 muaj që nuk fiton në transfertë, një gjë e cila rrallë herë mund të ndodhë me ekipe të kalibrit të lartë si Barcelona.

Fitorja e fundit e katalanasve në transfertë daton që nga 23 prilli i këtij viti, kur mposhtën Alavesin në "Camp Nou" me rezultatin 0-2.

Që prej kësaj ndeshje, klubi katalanas nuk ka mundur të sigurojë asnjë fitore në transfertë.

Thuajse në të njëjtën situatë ndodhen edhe rivalët e tyre të përjetshëm, Real Madrid, të cilët po kalojnë një formë të dobët si në kampionat, ashtu edhe në Champions League.

Mesa duket dy skuadrat më të mira të Spanjës kanë telashe serioze këtë vit dhe do të reputacioni i tyre mund të rrezikohet seriozisht nga Atletico Madrid, që aktualisht ka një ecuri tepër pozitive këtë fillim sezon.

 

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/