JOQ Albania
Home

Donte të hante gjatë mësimit, 9-vjeçarja fut djathë tek zbutësi i harxhuar i buzëve
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 19/09/2019 15:03

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Gjatë orëve të mësimit është e vështirë që të hash ushqim kur të duash jashtë orareve të pushimit.

Kështu që një vajzë e vogël, me imagjinatë të madhe, ka gjetur zgjidhjen që herë pas here të mbushë nga pak barkun dhe të mos bjerë shumë në sy.

Kështu, zgjidhja që gjeti 9-vjeçarja ishte një zbutës buzësh i harxhuar. Vajza e vogël mori një zbutësin e harxhuar dhe e mbushi me djathë.

Ditën e djeshme ajo e mori me vete në shkollë dhe mund ta hante kur të donte. Mësuesja nuk kishte kuptuar asgjë.

Nëna e saj, Valerie Schremp Hahn postoi një foto të ‘shpikjes’ së vajzës në Twitter dhe mori menjëherë vëmendje të madhe.

Bashkë me foton, ajo shkruante:

Vajza ime 9-vjeçare kishte mbushur një zbutës buzësh me djathë që ta hante në shkollë."

Duke folur për Buzzfeed News vajza e vogël tha se e kishte marrë idenë nga një video që kishte parë në YouTube.

Ajo shpjegoi:

Po shikoja video në YouTube se nuk dija ç’të bëja dhe pastaj pashë këtë e vendosa ta bëja. Thjesht mora ca nga djathi dhe e futa tek zbutësi i harxhuar i buzëve."

Burimi:UNILAD|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/