JOQ Albania
Home

E reja u përpoq t’i merrte paratë tek bankomati, gjyshja 81-vjeçare e bën për ‘ujë të ftohtë’
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 19/09/2019 13:38

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një e moshuar 81-vjeçare i ka treguar vendin një vajze të re e cila u mundua që t’i merrte paratë tek një bankomat.

Pamjet janë filmuar nga kamerat e sigurisë dhe më pas janë publikuar në mediat sociale ku kanë marrë një numër të madh komentesh. Doreen Jones ishte tek një bankomat në Blackheath në momentin që u ndërpre nga një vajzë e re që ndodhej pas saj.

Më pas në pamje duket që situata përshkallëzohet dhe Doreen refuzon kërkesën e të resë për para.

Më pas ajo e largon të moshuarën dhe ‘hidhet’ tek makineria në përpjekje për t’i vjedhur kartën e bankës. Gjithsesi, Doreen tha për BBC se nuk kishte në plan që ta linte vajzën që t’ia dilte me qëllimet e saj.

Ajo u shpreh:

Mendova, jo, nuk ke për t’i marrë paratë, kam punuar fort për to."

Dhe ashtu bëri, 81-vjeçarja arriti ta merrte kartën nga bankomati dhe ta largonte të renë një herë e mirë.

Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/