JOQ Albania
Home

Ngrohja globale, adoleshentët zotohen të mos lindin fëmijë derisa qeveritë ta marrin seriozisht problemin
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 19/09/2019 11:39

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Disa adoleshentë e kanë ndarë mendjen që nuk do të sjellin në jetë fëmijë nëse qeveritë nuk e marrin seriozisht problemin e ndryshimeve klimaterike.

Mes të rinjve ka nisur një lëvizje e quajtur #NoFutureNoChildren ose ‘nëse s’ka të ardhme nuk ka as fëmijë’.

Se çfarë pasojash po shkakton ngrohja globale tashmë e dinë të gjithë e ndërsa disa zyrtarë rreth e qark botës kanë nisur të marrin vendime për ta zgjidhur problemin. Gjithsesi duhet më shumë se kaq që situata të nisë të përmirësohet.

Emma Lim, një studente 18-vjeçare në Kanada ka nisur së fundmi lëvizjen në mënyrë që t’i bëjë qeveritë që të kuptojnë sesi ndryshimet klimaterike i prekin drejtpërdrejt të rinjtë.

Duke folur për Business Insider, adoleshentja u shpreh:

Kur jemi të vegjël mendojmë se qeveria mund t’i rregullojë gjerët, kështu që unë u bashkova me një skuadër të gjelbër dhe u mora me riciklim dhe mendova se gjithçka do të ishte në rregull. Por besimi tek liderët venitet me kalimin e kohës."

Ndjekësit e lëvizjes #NoFutureNoChildren "betohen që të mos sjellin në jetë fëmijë derisa qeveria të sigurojë një të ardhme të sigurt për ta."

Përpjekjet e Lim u nxitën nga një raporti i vitit 2018 të OKB-së që thotë se temperatura e Tokës është rritur me 1 gradë Celsius  që nga shekulli i 19-të.

Burimi:UNILAD|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania