Një sfidë plot spektakël dhe gola ishte ajo mes Atleticos dhe Juventusit, me madrilenët që barazuan në minutën e fundit. Takimi u mbyll me rezultatin 2-2, duke çuar ekipet me nga një pikë në dhomat e zhveshjes.
Talenti i ri i Atletico Madrid, 19-vjeçari Joao Felix, përjetoi dje mbrëmjen më të vecantë, pasi ylli portugez, Cristiano Ronaldo, nuk ngurroi ta përgezonte në përfundim të ndeshjes.
Felix e kishte shprehur hapur simpatinë e tij për këtë futbollist, duke e parë si një idhull sulmuesin e Juventusit.
Talenti 19-vjeçar u ble nga ekipi I Diego Simeones këte sezon me vlerën 126 milionë euro, gjë që krijoi shumë polemika dhe kundërshtime në arenën e futbollit.