JOQ Albania
Home

E konfirmon Marina amerikane: Videot me UFO janë të vërteta, nuk duhet të ishin publikuar kurrë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 19/09/2019 9:34

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Marina amerikane ka pranuar për herë të parë autenticitetin e tre videove, që kanë ‘rrjedhur’ në rrjet gjatë viteve, në të cilat mendohet se janë filmuar UFO.

Veçse e ka aprovuar faktin që ato nuk janë të sajuara, Marina amerikane ka shtuar gjithashtu se ato video nuk duhej të ishin publikuar.

Një zëdhënës i ‘Naval Operations for Information Warfare’, Joseph Gradisher u shpreh:

Marina përcakton se objektet e filmuara në video janë fenomene të paidentifikuara ajrore."

Ushtria preferon të përdori termin UAP ( Fenomene të Paidentifikuara Ajrore) në vend të termit UFO ( Objekt i Paidentifikuar Fluturues).

Gradisher u shpreh për Black Vault se termi UAP sjell një përshkrim më të mirë për këto objekte të paidentifikuara që janë vëzhgjuar në zonat e stërvitjes me anë të mjeteve fluturuese ushtarake.

Më tej thuhet gjithashtu se edhe pse Marina i konsideron këto video si të ‘paklasifikuara’, ato gjithsesi nuk e kishin marrë dritën jeshile për t’u publikuar për audiencën e gjerë.

Në një nga videot, që besohet të jetë filmuar në vitin 2004 por është publikuar vetëm në vitin 2017, mund të shihet një objekt fluturues të cilin pilotët nuk mund ta identifikojnë.

Në audio ata dëgjohen teksa flasin të habitur për objektin që kanë përballë duke shpjeguar se po ecte kundër erës.

Ndër të tjera, në video dëgjohet:

Oh zot, janë një flotë e tërë. Po ecin kundër erës…Shikoje atë gjënë o plak..po rrotullohet.."

Burimi:HUFFPOST|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania

E konfirmon Marina amerikane: Videot me UFO janë të vërteta, nuk duhet të ishin publikuar kurrë on Vidnews.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/