JOQ Albania
Home

Videoja që po bën xhiron e rrjetit, këta dy djem kënaqen duke i rënë kokës me kapakun e koshit të mbeturinave
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 19/09/2019 8:55

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një video gazmore e dy fëmijëve që kënaqen me gjëra të vogla po bën xhiron e rrjetit.

Dy djemtë janë filmuar ndërsa qeshin e argëtohen duke e përplasur kokën tek kapaku i një koshi metalik mbeturinash.

Dy të vegjlit, të veshur njëri me bluze jeshile dhe tjetri me një portokalli, duken teksa ndërrojnë vendet me radhë për të bërë ‘takim kokë më kokë’ me koshin.

Videoja është publikuar nga Jukin Media dhe ka marrë një numër të madh reagimesh pozitiv në rrjet.

Për fat të mirë, asnjë prej djemve nuk u lëndua gjatë lojës, përkundrazi pas çdo ‘goditjeje’ ata shpërthenin në të qeshura.

Një prej komentuesve në rrjetet sociale shkruante:

Kështu bien dakord shokët e çmendur që të bëjnë gjëra të çmenduar bashkë."

Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/