JOQ Albania
Home

Pas ftesës për Bashën dhe aleatët, Rama ‘ia mbath’ nga Shqipëria
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 19/09/2019 8:44

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Vetëm pak orë pas ftesës publike për dialog drejtuar opozitës dhe aleatëve të saj, kryeministri Edi Rama është larguar jashtë Shqipërisë.

Rama ka zbritur pasditen e djeshme në aeroportin e Barit.

Mësohet se kryeministri do të jetë në Bari ku do të marrë pjesë në forumin “Ekonomia Blu në Mesdhe, dhe Mundësia për Bashkëpunim” të organizuar nga Rajoni i Pulias në “Fiera del Levante”.

Ndërkohë ai është pritur në aeroport nga Presidenti i Rajonit të Pulias Michele Emiliano i cili është një nga organizatorët e eventit.

Në forumi do të flitet edhe për aeroportin e Vlorës, një projekt i cili akuzohet në Shqipëri si jo-transparent dhe i papranueshëm.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/