JOQ Albania
Home

Nuk donte që gruaja dhe fëmijët t’i hanin çokollatat, burri instalon një kasafortë në frigorifer
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 18/09/2019 17:47

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Nuk ka gjë më të ‘dhimbshme’ sesa të zbulosh se ushqimi që ke ruajtur në frigorifer për ta ngrënë më vonë ‘vjedhur’ nga dikush tjetër në familje.

Gjithsesi, një burrë nuk kishte aspak në plan që ta linte të fejuarën dhe fëmijët që t’i hanin çokollatën që mbante në frigorifer.

Dave Williams kishte vënë re se e fejuara Stacey Lowe kishte filluar që t’i hante çokollatat kështu që vendosi të vepronte. Zgjidhja? Ai instaloi një kasafortë në frigorifer në mënyrë që Stacey dhe fëmijët e tij as të mos provonin që t’ia hanin më çokollatat.

Pasi zbuloi se çfarë i kishte bërë partneri, Stacey e tregoi historinë në Facebook duje shtuar se ky ishte ‘material për ndarje’.

Ajo shkruante:

Pra, ja si ka ardhur situata. Ble një shtëpi, jetojmë bashkë, lindim fëmijë, fejohemi e planifikojmë dasmën dhe pastaj ndodh kjo. Dave shkon dhe blen këtë frigoriferin sepse është t*ap dhe nuk do ta ndajë çokollatën me asnjë."

Stacey tregoi më pas se mund të instalonte dhe ajo një kasafortë tjetër në frigorifer që të mbajë gjërat e saj dhe të fëmijëve.

Burimi:UNILAD|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania