“Isha 12-vjeç dhe s’kisha para”, Ronaldo kujton kohën kur lypte hamburger në mesnatë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 18.09.2019, 16:46

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo cilësohet si një ndër futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave.

Ashtu si shumica e futbollistëve të talentuar që para se të bëheshin "yje" kanë përjetuar një kalvar të gjatë vuajtjesh dhe peripecish, edhe sulmuesi 34-vjeçar i Juventus ka pasur një fëmijëri tepër të vështirë.

Në një rrëfim për gazetarin e njohur Piers Morgan, 5 herë fituesi i Topit të Artë ka rrëfyer thuajse gjithë historinë e jetës së tij.

Ndër të tjera Ronaldo tregoi vuajtjet që ka përjetuar në moshën 12-vjeçare.

Ai zbuloi se asokohe ishte i detyruar që të lypte në mesnatë për ndonjë hamburger që kishte tepruar.

Ish-ylli i Real Madrid tha se nuk do t'i harronte kurrë tre vajzat që e kanë ndihmuar me ushqim kur ai ishte fëmijë.

Portugezi rrëfeu:

“Isha 12 vjeç dhe nuk kishim para. Jetoja së bashku me disa futbollistë të moshës sime, të cilët vinin nga disa vende të ndryshme të Portugalisë. Ishte shumë e vështirë pa mbështetjen e familjes, të cilën e takoja njëherë në disa muaj. Rreth orës 22:30-23:00, ishim të uritur. Kishim një “McDonalds” aty pranë dhe shkonim nga pjesa pas dhe i binim xhamit: “Hey, a ka tepruar ndonjë hamburger?”. Nuk do ta harroj kurrë Ednën dhe dy vajzat të tjera, të cilat gjithmonë më ndihmonin. Kurrë nuk i gjeta më, kam pyetur kudo në Portugali se ku mund të jenë ata vajza sepse nuk po i gjeja. Shpresoj që kjo intervistë të më ndihmoj që t’i gjej, do të isha shumë shumë i lumtur. Do t’i ftoj në Torino apo Lisbonë, do isha i lumtur t’i kisha për një darkë. Dua t’u jap diçka mbrapsht, sepse është diçka që nuk do ta harroj kurrë, atë periudhë të vështirë në jetën time.”

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit