JOQ Albania
Home

Mori në duar tufën e ‘leshit’ që ndodhej në mur, zbulon që ishin qindra merimanga të bëra bashkë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 18/09/2019 15:25

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Të gjithë ‘urryesit e merimangave’ mund të bien dakord se nuk ka gjë më të keqe sesa të shohësh një tufë ‘leshi’ dhe të zbulosh që është i gjallë.

Disa pamje të frikshme të publikuara në rrjet tregojnë sesi një burrë i afrohet një tufe ‘leshi’ të zi por shumë shpejt kuptohet se në fakt ishin të gjitha merimanga të vogla. Besohet se pamjet janë filmuar në Teksas ndërsa i gjithë grumbulli ishin merimanga të vogla të cilat u larguan menjëherë sapo ndjenë prekje.

Në momentin që ai i merr në dorë, afrohet drejt kamerës dhe krijesat e vogla duken teksa levizin dhe largohen me radhë.

Nëse po vrisni mendjen se përse burri në video nuk i pati problem t’i prekte, ai nuk pati frikë pasi e dinte që ato ishin helmuese.

Të quajtura ‘daddy long legs’ këto merimanga nuk prodhojnë helm për të eliminuar prenë.

Shumë përdorues në rrjetet sociale thonë që videoja i ka bërë që t’u ngjethet mishi.

Burimi:UNILAD|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/