Google ka ftuar të gjitha mediat të bëhen pjesë e eventit për hardware në 15 Tetor në New York. Kompania pritet të njoftojë zyrtarisht lancimin e Pixel 4, Pixel 4 XL dhe pajisjeve të tjera, duke përfshirë një PixelBook 2 dhe speakers e rinj të Google Home.
Google tashmë ka zbuluar që Pixel 4 do të ketë Face ID, me një seri sensorësh që skanojnë fytyrën e një personi për vërifikim të sigurt. Pixel 4 gjithashtu do të suportojë komandat nëpërmjet gjesteve të dorës të cilat përdorin teknologjinë e kompanisë Project Soli. Përsa i përket faktit sesi Pixel 4 do të duket (të paktën në pjesën e pasme) Google e postoi vetë në Twitter dhe nuk është më një suprizë, është konfirmuar se dizanji i Google Pixel 4 do të ketë një kamera të madhe dhe katrore në pjesën e pasme. Pixel 4 dhe Pixel 4 XL sipas thashethemeve mund të mos kenë fingerprints dhe Google zgjedh të mbetet vetëm me face recognition, voice recognition ose retina.
Përsa i përket produkteve të tjera, Googla ka thënë, se është duke punuar në vazhdim të laptopit Pixelbook të 2017, pasi tableti Pixel State dështoi vitin e kaluar. Ky gabim e bëri kompaninë të anullojë tabletat e ardhshëm të bërë nga Google dhe të largohet nga kategoria e krijuesve të pajisjeve.