JOQ Albania
Home

Burri e ka braktisur/ Nëna e katër fëmijëve në kushte të vështira kërkon ndihmën e shqiptarëve
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 18/09/2019 14:43

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një zonjë me katër fëmijë, e cila ndodhet në kushte të vështira ekonomike kërkon ndihmën e shqiptarëve, pasi bashkëshorti e ka lënë në ‘baltë’.

Ajo jeton në kushte tejet të vështira në shtëpi dhe kërkon që kushdo që ka mundësi ta ndihmojë më ndonjë orendi shtëpiake si ndonjë lavatriçe, sobë apo divanë.

Siç thotë edhe vetë në mesazhin e dërguar pranë redaksisë së JOQ Albania, ka katër fëmijë për të rritur, më e vogla është vetëm 1-vjeçe dhe duke qenë si duhet të kujdeset për të nuk mund të shkojë as në punë.

Sa i përket bashkëshortit, ajo thotë se ai është ‘totalisht i papërgjegjshëm dhe prej vitesh ka jetuar në Itali dhe prej një viti ndodhet edhe pas hekurave.

Mesazhi i plotë dërguar në redaksinë e JOQ Albania:

Prsh JOQ jam nje zonje, kam kater femije ku me e vogla eshte vetem 1 vjece. Jam shume rende ekonomikisht. Do ju lutesha ndjekesve te faqes te me ndihmonit nga ana materiale, nese ka ndokush ndonje orendi qe nuk ju nevojitet me si prsh lavatrice, sob divane etj. Ne pune nuk jam pasi e kam vajzen e vogel 1-vjeçe. Jam e martuar. Bashkshorti im ka qen dhe eshte totalisht i pandergjegjshem per femijet e tij, prej vitesh jeton ne itali ku prej nje viti ndodhet ne burg, ka nderprer cdo komunikim me ne. Jetoj në fshatrat e Kavajes. Afer Goses."

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/