Rrëfehet nëna invalide që shet për të mbijetuar: Si më mashtroi burri me Range Rover

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 18.09.2019, 16:06

Një rast i paprecedent dhe i neveritshëm është denoncuar ditën e sotme në redaksinë e JOQ Albania.

Një shitëse ambulante nga Tirana, e cila është edhe invalide, ka treguar se si është mashtruar nga një person që i bleu një makinë rroje dhe një parfum një të dielë, që kushtonin 20 mijë lekë të vjetra.

Sipas asaj që na shkruan qytetarja, personi në fjalë, i tha se nuk kishte lekë për momentin pasi banka ishte e mbyllur, ndërsa i premtoi se do t'ia jepte paratë të nesërmen.

Nëna e dy vajzave të mitura, që shet për të siguruar bukën e gojës për veten dhe fëmijët e saj, i kërkoi numrin e telefonit si garanci.

Por që nga ai moment ai nuk u pa më aty.

Zonja e cila ka preferuar të mbetet anonim, tregon se e telefonoi pas disa ditësh dhe ai i tha se do të vinte me patjetër, por ashtu kishte disa probleme.

Teksa kanë kaluar 5 muaj, ai ende nuk ia ka dhënë paratë qytetares.

Por jo vetëm kaq, "zotëria" në fjalë as nuk ia ka hapur më telefonin, duke kryer një akt vërtet të turpshëm e të neveritshëm, ndaj një zonje, e cila sikur të mos i mjaftojnë vuatjet dhe hallet që ka, duhet të përballet edhe me njerëz të tillë kaq të ulët.

Personi që e mashtroi me paturpësinë më të madhe disponon një makinë të shtrenjtë të tipit "Range Rover", madje është edhe familjar.

Mesazhi i plotë:

Mirmengjes stafi J.O.Q. un kam vite punoj shitese ambulante ne rruge. por tani qe u mbledh puna keq ste len te shesesh me. un kalova keq me shendetin kam ber 3 operime dhe jam invalite, ne pamundesi te rris dy fmit kerkova leje nga bashkia. kam mar leje dhe shes akoma ne rruge. por meqe kam vite koh qe punoj ne mje vend kam klient qe vin blejne me rrespektojne ka dhe mostra si puna ktij ktu. ky rjepsi kalonte cdo dit me vajzen dhe shikonte gjerat dhe thoshte do vi sot do vi neser te blej. vjen nje dit djele dhe thot spunon karta bankes me jep nje makin qethje rroje dhe nje parfum neser hapet banka ti jap. po mir i thash ajde neser, mvjen keq tha un se bej veten per 20 mi lek tvjetra po mu donin dhe ti mke par un kaloj cdo dit me vajzen ktej tha. un spara besoj po thash ska per ta bo veten legeni per 20 mi lek. I mora nr e tel per siguri. prita 3-4 dit i bie tel. ashtu e kam nje hall tha po do vi. prit sot prit neser u bon 5 muj qe ky mashtrrusi se hap tel. I cova sms i thash ke ngren lekun e ksaj invalitje dhe dy fmive tvegjel. i cova kte foto. dhe prap se hapte tel barboni pa shpirt. Si mund ti mbash leket e dherses nje te smure qe punon pa orar ne rruge per buken e fmive. Jam me qera drrita uj me plot halle shendetin se kuptoj cnjerz pa shpirt mban kjo tok. Jan kto kokat qe shesin pordh pa brek nbyth. Un si dua tani me leket haram i paste i jam len zotin po ky langaraq te degjenerohet, i kam then do tdegjeneroj te joq as i ka bo pershtypje ska kthy pergj e as hap tel. po ua le juve ne dor tani

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit