JOQ Albania
Home

Shoferët ecin shumë shpejt/ Gjyshja gjen zgjidhjen perfekte, merr një tharëse dhe e bën të duket si radar
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 18/09/2019 13:52

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një grua në Montana ka vendosur që të marrë në kontroll situatën e makinave që ecin me shpejtësi tek një rrugë pranë shtëpisë së saj.

E lodhur nga shoferët që tregoheshin të pakujdesshëm, Patti vendosi që t’i ngadalësonte vetë makinat me ‘mjete rrethanore’. Konkretisht, ajo mori një tharëse flokësh në dorë dhe ua drejton shoferëve që janë duke ecur me shpejtësi.

Me shumë mundësi mund të jeni duke menduar se çfarë mund t’u bëjë shoferëve ajri i ngrohtë i tharëses, por edhe kjo është e mirëmenduar.

Tharësja që ajo mban në dorë, nëse e sheh nga larg mund të duket radarët që mbajnë policët, kaq mjafton që shoferët të vinë në vete.

Duke folur për mediat, Patti tha:

Ata harrojnë që të ulin shpejtësinë dhe ka shumë njerëz që ankohen se nuk mund të ecin me biçikleta për shkak të rrezikut. As unë vetë nuk e merrja mundimin. Ne po mendonim për ndonjëmënyrë për t’i ngadalësuar makinat, kështu që vendosëm që unë të ulesha në një karrike dhe të mbaja në dorë një tharëse flokësh."

Patti thotë se do vazhdojë që ta përdorë teknikën e tharëses së flokëve për t’u ‘prishur’ punë shoferëve ‘kokëkrisur’ në zonë sepse kështu mund të mbajë të sigurt edhe nipin.

Burimi:LAD BIBLE|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/