JOQ Albania
Home

Ka ndërruar jetë që në 1996, ish-modelja: Tupac është gjallë, e kam parë në një koncert
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 18/09/2019 12:48

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një grua pretendon se ka parë reperin e ndjerë Tupac Shakur në SHBA në vitin 2014, 18 vite pasi ai është ndarë nga jeta pas ngjarjes në Las Vegas.

Deri më tani mund të numërohen me qindra teori të tilla rreth reperit që prej ditës kur u mor vesh se ai nuk jetonte më në vitin 1996. Duke u nisur nga mënyra misterioze që ndërroi jetë, shumë njerëz mendojnë se të shtënat ishin të planifikuara dhe se ai më pas u zhduk.

Në një material audio të ngarkuar në YouTube, në kanalin WiredUp TV, dëgjohet zëri i një dëshmitareje e cili thotë: Në 2014, Tupac ishte në Shën Louis.

Përpara se të nisi pjesa audio një shpjegohet se gruaja ishte një ish-modele e cila shoqërohej shpesh me njerëz të famshëm të viteve ’90.

Më tej dëgjohet:

Ajo tha se Tupac ishte atje, nuk po këndonte, ajo pa një tip me një pulovër duke u kollitur dhe kur u kthye tha’Tupac?’ pasi e njihte personalisht edhe më parë."

Videoja është publikuar më 17 shtator dhe që prej atëherë është parë më shumë se 1,700 herë, ndërkohë që komentuesit janë ndarë në dy grupe si gjithnjë.

Burimi:LAD BIBLE|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/