Mbërtheçkat, të mbathurat e grisura dhe puthjet që po nxijnë Shqipërinë

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 18.09.2019, 09:57

E gjithë vëmendja mbrëmjen e djeshme ra mbi skandalin që përfshiu arsimin.

Pedagogu i Elbasanit që kërkonte raport intim me studenten në këmbim të marrjes së provimeve.

Të themi që tashmë u plotësua ‘turpi’ dhe injoranca e trekëndëshit mbi të cilin mbështetet shteti, Politikë, Drejtësi dhe Arsim. Të shikosh mbrapa vëren qartë mbërtheckat dhe të mbathurat e grisura të politikës që kërkonin favor seksual në këmbim të një vendi pune. Të shikosh vitin e shkuar, sheh kërkesat seksuale të gjyqtarëve për të dhënë kujdestarinë e fëmijës. Të shikosh dje, evidenton gjendjen në të cilën ndodhet arsimi nga kërkesa e puthjeve dhe ngacmimeve të profesorëve.

Janë ngjarje të përsëritura vit pas viti, të cilat tregojnë sesi institucionet ku qytetarët e një shteti mbështeten për ndihmë dhe formimin e tyre, vendosin ‘kushte’ antinjerëzore për të kënaqur tekat e personave që kanë në krye. Të jetojmë në këtë ‘turp institucional’ nuk na shkon për shtat ne si popull, prandaj një sitë e mirë e ‘elitave’ që shfrenojnë dëshirat e tyre do të na hynte në punë.

Do të duhet shumë kohë që në televizione, në vend të ‘lakuriqësisë’ së politikanëve, gjyqtarëve dhe profesorëve, të shohim premtime të mbajtura, vendime guximtare dhe arsimim dinjitoz.

JOQ ALBANIA

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit