JOQ Albania
Home

Djali 8-vjeçar bën ‘namin’ me kartën e kreditit të së ëmës, harxhon rreth 3,000 paund për lojëra
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 17/09/2019 18:56

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një djalë 8-vjeçar ka harxhuar më shumë se 3,000 paund duke bërë blerje në internet me kartën e kreditit të nënës së tij.

Kur bëri veprimet, Leon Berriedale-Johnson nuk e dinte se blerjet për Minecraft dhe Roblox do t’i kushtonin xhepit të prindërve.

Tani, nëna e tij, Martine po vret mendjen sesi do t’i paguajë faturat pasi i biri shpenzoi jo pak por 3,210 paund ndërsa luante lojëra online.

Ndërsa rrinte në internet, Leon bëri 19 blerje më 16 gusht që shkuan në total rreth 978.81 paund dhe më pas, disa ditë më vonë bëri 7 blerje të tjera që kushtuan 199.99 paund.

Nëna e tre fëmijëve u shpreh për mediat se e mori vesh se çfarë kishte katandisur i biri kur i erdhi deklarata e kartës së kreditit me shumat që ishin shpenzuar.

Duke treguar për rastin ajo tha:

Ia dhashë detajet e kartës një herë kur donte të blinte një add-on për një lojë që kushtonte £4.99. Por kaq supozohej të ishte. Nuk e dija që të dhënat ishin ruajtur në sistem dhe që Leoni vazhdonte ta përdorte kartën për të blerë."

Ajo shton më tej se kur e pa faturën i iku truri dhe se i tha të birit që tani do ia shiste Xbox-in si formë ndëshkimi.

Burimi:LAD BIBLE|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/