Racizmi vazhdon të tregohet si një problem madhor në kampionatin italian të futbollit. Së fundmi ka qenë gazetari italian Luciano Passirani, i cili nuk tregoi maturi teksa po analizonte me "ironi" Lukakun.
“Ju mund ta ndaloni Lukakun vetëm nëse i jepni 10 banane për t’i ngrënë”, ishin fjalët e analistit të cilat i kushtuan dhe vendin e punës.
Kjo nuk është herë e parë që ndaj belgut përdoret një fjalor i tillë pasi shpesh janë dëgjuar dhe korë tifozësh të cilët i drejtoheshin në stadium me të njëjtiën kryefjalë "Bananen".