JOQ Albania
Home

U ankua gjithë natën se nuk ecte dot me sandalet që kishte veshur, e reja zbulon ‘gafën’ e madhe të nesërmen
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 17/09/2019 18:08

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një vajzë e cila u ankua një natë të tërë për sandalet e dhimbshme që kishte veshur, e kuptoi ditën tjetër si kishte bërë një ‘gabim’ të vogël. I kishte veshur mbrapsht.

Ayleigh McGhee, nga Glasgow, po u ankohej miqve të saj se shumë po e lëndonin sandalet që kishte veshur, e sa të vështirë që e kishte që të ecte me to.

Por, vetëm kur nisi të shite disa foto ditën tjetër e kuptoi se i kishte veshur në mënyrën e gabuar gjatë gjithë kohës.

Por, ndërkohë që shumica prej nesh mund të zgjidhnim që ta mbanim këtë ‘gafë’ për veten tonë dhe mos ua tregonim të tjerëve, Ayleigh-it i doli situata nga duart. Një shoqja e saj vendosi që ta shpërndante historinë gazmore në Twitter.

Bashkë me një foto ku dukeshin sandalet e veshura mbrapsht, ajo shkruante:

Ayleigh e kaloi gjithë natën duke u ankuar sepse nuk mund të ecte me sandalet që kishte veshur dhe vetëm ditën tjetër në mëngjes e kuptoi që i kishte veshur mbrapsht."

Postimi ka marrë një numër të madh komentesh ku shumica prej përdoruesve nuk kanë ngurruar që të qeshin me ‘fatkeqësinë’ e të resë.

Burimi:LAD BIBLE|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/