JOQ Albania
Home

E tallnin në shkollë se vishte të njëjtat rroba, dy shokët e tij të klasës bëjnë gjestin prekës
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 17/09/2019 15:22

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Dy adoleshentë me zemër të mirë morën disa rroba nga të tyret prej shtëpisë dhe ia sollën një shokut të tyre të shkollës që kishte rënë pre e bullizmit.

Micheal Todd ishte nxënës i ri tek Kolegji Martin Luther King  në Memphis, Tennessee kur shokët e tij të klasës nisën që ta tallin rreth pamjes së jashtme.

Nxënësit e tjerë në klasë e tallnin Micheal-in pasi ‘vishte të njëjtat rroba çdo ditë. Ai shpjegoi më pas se nuk kishte shumë rroba pasi po rritej aq shpejt sa e ëma nuk e përballonte t’i blinte të reja aq shpesh.

Për ta ndihmuar, dy nxënës nga klasa vendosën që të mos i bashkoheshin pjesës që e tallën, por në vend të kësaj morën disa nga rrobat e tyre dhe ia dhanë Todd-it.

Një nga nxënësit e tjerë e filmoi momentin kur dy shokët ndanë rrobat e tyre me nxënësin e ri.

Ishin Kristopher Graham dhe Antwain Garrett ata të cilët u bënë bashkë dhe i erdhën në ndihmë bashkëmoshatarit të tyre duke u dhënë kështu një mësim edhe të tjerëve që bënë të kundërtën.

Duke folur për mediat, Kristopher tha:

Kur i pashë njerëzit që po qeshnin dhe po e tallnin mendova se duhet të bëja diçka. Kisha një palë këpucë të reja fringo që mund t’ia jepj dhe gjëra të tjera."

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/