JOQ Albania
Home

E BUJSHME/ Ky është miliarderi i njohur që ofron 890 milionë paund për të blerë klubin e Milanit
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 17/09/2019 13:48

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një lajm bombastik po qarkullon me shpejtësi në të gjitha mediat italiane.

Bëhet fjalë për njeriun e tretë më të pasur në botë, Bernard Arnault, i cili ka ndërmend të blejë klubin e AC Milan për një shifër marramendëse.

Ai ka ofruar 890 milionë paund për blerjen e skuadrës 7 herë kampione të Champions League.

Nndonëse thuhet se "Elliot Management", që aktualisht menaxhon klubin që prej vitit 2017, nuk dëshiron ta shesë Milanin, nisur nga fakti që edhe më parë janë refuzuar oferta që kapnin shifrën 500-700 milionë paund, biznesmeni francez është i vendosur që ta çojë deri në fund objektivin.

Bernard Arnauld gëzon një pasuri prej 101.6 bilion dollarë dhe renditet pas Jeff Bezos dhe Bill Gates në listën e personave më të pasur në planet.

Ai është CEO i markës së njohur të luksit, Louis Vuitton. Gjithashtu ai zotëron kapitale të shumta edhe falë rrjetit të dyqaneve Sephora dhe kompanisë së njohur të shampanjës, Dom Perignon.

Përveç të tjerash, miliarderi 70-vjeçar është gjithashtu një koleksionist i shkëlqyer i artit dhe një fans i muzikës klasike.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/