JOQ Albania
Home

Jo vetëm “miellin e bardhë”, çfarë është ky dru që po tregtojnë trafikantët në Meksikë?
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 17/09/2019 9:21

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Vitet e fundit, grupet kriminale në Meksikë kanë diversifikuar aktivitetet e tyre në atë masë sa që në Michoacán, qytet në perëndim të vendit, prerjet e paligjshme të një lloji peme që çohet për eksport në Kinë, kanë shkaktuar shpërnguljen e qindra familjeve.

Në komunën e Aquila, në jug-perëndim të Michoacán, grupet kriminale kanë marrë në dorë sektorin e minierave, përfshirë eksportin e hekurit, i cili dërgohet në fabrikat kineze. Gjithashtu ata drejtojnë edhe prerjet e paligjshme të sangualica, një lloj peme e rrezikuar, druri i së cilës vlerësohet shumë në vendin aziatik.

Risultati immagini per Los Tena,  Sangualica

Druri i sangualica përdoret në industrinë e shtrenjtë për të ndërtuar pjesë të jahteve luksoze, instrumenteve muzikore apo makinave të luksit siç janë Roll Royce.

Pema, nga e cila prodhohet ky lloj druri, është shpallur e mbrojtur në Meksikë dhe nuk lejohet që të prihet. Sëfundmi ajo është vlerësuar shumë nga grupet kriminale në Aquila, pasi vlera e saj tregtare shkon nga 25,000 në 32,000 pesos për metër kub (midis 1,282 dhe 1.641 dollarë).

Risultati immagini per Los Tena,  Sangualica

Grupi kriminal “Los Tena”, i cili njihet nga policia falë ndërveprimi të tij në fushën e lëndëve narkotike, drejton tregun e paligjshëm të sangualica-s në Meksikë. Njolloj tregtie është kthyer në makth për banorët e zonës. “Los Tena” po detyron popullsinë duke përdorur dhunën, të presin dhe të dorëzojnë këtë lloj druri.

Ata kanë detyruar fermerët të lënë tokën e tyre për të marrë drutë dhe kanë eliminuar këdo që i ka kundërshtuar.

Risultati immagini per Los Tena,  Sangualica

***

Burimi: RT|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/