JOQ Albania
Home

U martuan pak ditë më parë, vajza e Stefit tregon si e njohu bashkëshortin: Mendova se merrej me baste
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 16/09/2019 23:00

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Vajza e këngëtarit të njohur korçar Stefi Prifti, Maria i dha fund beqarisë së saj pak ditë më parë.

Ajo celebroi martesën e saj me piktorin e njohur Gëzim Meta në një dasmë madhështore me plot surpriza.

Çifti kanë qenë të ftuar në emisionin "Rudina" në Tv Klan, ku rrëfyen momente të veçanta të dashurisë së tyre, nga njohja e deri tek momenti kur Maria e prezantoi Gëzimin tek babai i saj, Stefi.

Teksa foli për momentin e takimit të babait të saj me partnerin, Maria tha se ajo dhe babai kishin dyshime nëse ishte vetë piktor Gëzimi apo jo, për shkak të pamjes së tij.

Me shaka sopranoja shtoi se Gëzimi më shumë ngjante me një person që merrej me baste.

Maria u shpreh:

Ne jemi parë për herë të parë në një lagje të Tiranës, unë isha duke pirë kafe me dy mikeshat e mia dhe Gëzimi ka qenë duke hapur studion e pikturës përbri kafes. Ishte duke punuar bashkë me babain e tij. E pashë dhe shoqja ime më thoshte: “Shikoje se edhe ai po të shikon”. Kur e pashë Gëzimin nuk mendova se do ishte piktor, mendova se do hapte ndonjë kompani bastesh. Me këtë pamje mu duk sikur s’kishte lidhje me pikturën. Më pas kur u takuam dhe më tha që ishte piktor, u habita, s’më besohej. Pasi i tregova babait erdhi momenti që do të takoheshin për herë të parë. Ka qenë siklet i madh. Pas takimit pyeta babin: “Si t’u duk?” Djalë i mirë mu duk më tha, por një pyetje kam: “E ke parë me sytë e tu që ky pikturon?” Mu duk shumë i dyshimtë më tha. Ka qenë për të qeshur sepse donte ta kapte mat Gëzimin dhe e pyeste: Me çfarë pikturon ti? Me penel? Po i përgjigjej Gëzimi. Ka qenë shumë gallatë. Më pas erdhi propozimi për martesë në ditën e ekspozitës së parë të Gëzimit."

Piktori Meta tregoi se askush s’e prite propozimin e tij të veçantë ndaj Marias.

Ai tha:

Unë i pëlqej shumë surprizat. Doja që të ishte propozim shumë i veçantë, askush nuk e priste sepse ishte një event shumë serioz për mua.”

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/