JOQ Albania
Home

Kishte parë në ëndërr se kishte gëlltitur unazën e fejesës, Xhena zbulon të vërtetën e frikshme kur zgjohet
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 16/09/2019 11:26

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Thonë që ëndrrat dalin dhe se njerëzit nuk flasin kot e ka provuar një 29-vjeçare.

Jenna Evans, nga San Diego, Kaliforni ka treguar me anë të një postimi në Facebook sesi ‘hëngri’ pa dashje unazën e saj të fejesës.

Jenna ishte duke parë ëndërr sikur ndodhej në një tren dhe aty ndodheshin disa djem të këqij që donin t’i vidhin unazën, kështu që ajo zgjodhi që ta gëlltiste.

Por, si duket Evans e kishte gëlltitur me të vërtetë unazën e saj të fejesës.

Rrëfimi që ajo bëri në Facebook, ku tregonte sesi e gëlltiti unazën është bërë viral dhe ka marrë më shumë se 54,000 shpërndarje e 32,000 komente.

Kur u zgjua, Jenna e kuptoi se unaza nuk ishte më në gisht. Pasi ia tregoi të fejuarit të vet se çfarë kishte bërë, ai thjesht nuk po ndalte së qeshuri për ‘një orë e gjysmë’.

Më pas ata shkuan në spital dhe doli që unaza ndodhej me të vërtetë në stomakun e saj. Pasi mbaruan të qeshurat për 29-vjeçaren nisën dhimbjet dhe mjekëve u desh të ndërhynin për ta nxjerrë objektin nga trupi i saj.

Për fat të mirë ata arritën ta nxirrnin unazën pa shkaktuar shumë dëme dhe tani ndodhet aty ku e ka vendin, në gishtin e të zonjës.

Burimi:LAD BIBLE|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/