JOQ Albania
Home

Kush e kapi tufën me lule të Jonida Vokshit?
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 16/09/2019 9:24

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Dasma e Jonida Vokshit dhe aktorit Besnik Krapi nuk kaloi aspak pa u vënë re nga të gjithë. Mediat e komentuan gjatë e gjerë çdo detaj pikant, veshjen e artistes si edhe momentet pikante.

Një nga pjesët më të preferuara të dasmës, është hedhja e luleve nga nusja. Teksa mikeshat beqare të Jonidës u rreshtuan pas saj, kur bukuroshja lëshoi tufën, ajo ra në duart e mikeshës së Jonidës, aktores Olta Daku.

Mirëpo, si të mos mjaftonte kjo, bashkëshorti i Jonidës, Besniku, lëshoi për meshkujt fjongon e bardhë që aktorja mbante në këmbë. Ajo u kap nga vëllai i Besnikut.

Ky i fundit i vendosi llastikun në këmbë Oltës dhe krejt papritur të dy u puthën duke i habitur të gjithë e duke shkaktuar të qeshura.

Nuk e dimë nëse edhe kjo puthje ishte pjesë e traditës, por në videon e publikuar dëgjohet zëri i Ermalit që nuk e priste aspak këtë gjë.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/