JOQ Albania
Home

Kishte dalë për peshk, adoleshenti nuk u beson syve kur sheh ‘krijesën’ e pazakontë që kapi
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 16/09/2019 8:34

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një peshkatar ka kapur një peshk, që duket sikur vjen nga ndonjë planet tjetër, me sy që nuk i shkojnë fare në proporcion me përmasat e tij trupore të vogla.

19-vjeçari Oscar Lundahl, po përpiqej që të kapte halibut blu në momentin që në grepin e tij ra nëj peshk tjetër aspak i zakontë.

Ndërkohë që priste, Oscar thotë se ndjeu diçka vërtet të madhe që po tërhiqte grepin dhe reagoi menjëherë.

Duke folur për mediat, adoleshenti shpjegoi:

Nuk kam parë diçka të tillë më parë. Duket shumë i çuditshëm, pak si dinosaur. Unë nuk e dija se çfarë lloji peshku ishte, por kolegu im ishte më informuar."

Sipas ekspertëve në Norvegji ku u kap edhe peshku, bëhet fjalë për ‘ratfish’ një i ‘afërm’ me peshkaqenin dhe është rreth 300 milion vjet e vjetër si specie.

Emri i tyre latin Chimaeras Monstrosa Linnaeus rrjedh nga një përbindësh mitik grek me kokën e një luani dhe bishti të një dragoi.

Burimi:LAD BIBLE|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/