JOQ Albania
Home

Fëmija bie nga ballkoni, e shpëton “ëngjëlli”
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 16/09/2019 7:27

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një pesë-vjeçar ka rënë nga apartamenti i tij sot në Milano, por është pritur nga një kalimtar. 20-vjeçari që e shpëtoi, gjithashtu po merr mjekim për plagë të lehta, të shkaktuara gjatë pritjes.

Ai e kishte fëmijën parë të lëvizte rrezikshëm nëpër ballkon që disa sekonda para se të binte, dhe më pas kishte nxituar ta priste pa ngurrim.

20-vjeçari quhet Angel Micael Vargaz Fernandez, dhe ndoshta nuk është rastësi që emri i tij përkthehet “engjëll”.

Vogëlushi kishte qenë i vetëm në shtëpi në momentin që ka rrëshkitur nga ballkoni. Ai ka nisur të bërtasë dhe të kërkojë ndihmë, teksa qëndronte i varur në ballkonin e shtëpisë.

Të shumtë kanë qenë kalimtarët që janë munduar t’i japin ndihmën e parë, por më i shpejtë është treguar 20-vjeçari argjentinas. Ai ka marrë një furgon tip Mercedes Benz, ka hipur në çatinë e tij dhe ka hapur krahët për të pritur fëmijën.

Angel tregon se në familjen e tij është mësuar të shpëtojë njerëzit.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/