JOQ Albania
Home

Milan fiton në transfertë para derbit me Interin, Piatek jep mesazhin e qartë
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 16/09/2019 0:18

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Milan ka marrë një tre pikësh të artë ndaj Veronës në transfertë në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë të Serie A.

"Kuqezinjtë" fituan me rezultatin e ngushtë 0-1, ndërsa goli i vetëm i takimit u shënua nga Piatek me penallti.

Vendasit u detyruan të luanin me një lojtar më pak, pasi Stepinski u ndëshkua me karton të kuq.

Duket se sulmuesi polak ka lënë pas periudhën e vështirë në të cilën po kalonte.

Pasi shënoi golin, ai festoi duke bërë simbolin e "heshtjes", të cilin mesa duket ia adreson atyre që e kanë kritikuar së fundmi.

Loja u dominua plotësisht nga 7 herë kampionët e Champions League, të cilët shënuan edhe golin e dytë, por iu mohua nga VAR-i, për shkak se kishte kontakt me portierin kundërshtar.

Në këtë ndeshje luajti edhe mbrojtësi 19-vjeçar me origjinë shqiptare, Marash Kumbulla, i cili u vlerësua si një nga lojtarët më të mirë të ndeshjes, pasi nuk gaboi asnjëherë dhe nuk është kaluar në asnjë aksion të vetëm të Milanit.

Të shtunën e 21 shtatorit, Milan do të luajë derbin kundër Interit në "San Siro", një ndeshje e cila premton spektakël.

Pas javës së tretë, Milan renditet në vendin e 6 në renditje, ndërkohë "zikaltërit" kryesojnë tabelën e klasifikimit.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/