JOQ Albania
Home

Fatmir Xhafaj kapet “mat” duke rregulluar kollaren e Ralf Gjonit
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 15/09/2019 20:51

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj është fotografuar teksa rregullon kollaren e deputetit të LSI-së, Ralf Gjoni.

Duket e pabesueshme se si një socialist i vjetër karriere si Fatmir Xhafaj të tregojë kujdes për veshjen e deputetit të opozitës parlamentare, por siç dëshmohet dhe nga fotot, gjithçka është e vërtetë.

Xhafaj fillimisht e përqafon deputetin Gjoni, më pas tregon kujdes estetik ndaj këtij të fundit, duke i rregulluar kollaren.

Nuk dihet nëse dy deputetët mund të jenë njohur para se Gjoni të vinte në Parlament, apo nëse kjo foto është tregues i "marrëdhënieve së shkëlqyera" mes mazhorancës dhe opozitës parlamentare.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/