JOQ Albania
Home

Hija e Jose Mourinhos mbi stolin e Zinedine Zidane, portugezi mund të zëvendësojë francezin pas rezultateve jo bindëse
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 15/09/2019 19:58

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Tetë pikë në katër ndeshjet e para me një bilanc prej nëntë golash të shënuar dhe gjashtë të pësuar nuk janë aspak mirë për Real Madrid dhe Zinedine Zidane.

Francezi shpenzoi më shumë se 300 milionë euro gjatë merkatos së verës për të afruar në skuadër lojtarët që donte.

Në këtë fillim sezoni skuadra nuk po bind dhe mbi stolin e "zizu" tashmë është shtrirë hija e José Mourinho.

Trajneri portugez ka drejtuar “los blancos” në të shkuarën dhe së fundmi i ka "shkelur syrin" drejtuesve të klubit se është i gatshëm për një rikthim në kryeqytetin spanjoll.

Tashmë Zidane mbetet të tregojë se është ai i duhuri për të ngritur edhe një herë skuadrën në nivelet e dikurshme.

Në të kundërt “The Special One” është gati për t’u rikthyer edhe një herë në aksion.

Për më tepër ai ka edhe një marrëdhënie të ngushtë me presidentin e klubit Florentino Perez.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/