Berisha fiton derbin me Strakoshën, vlerësohet si një nga më të mirët në fushë

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 15.09.2019, 18:46

Etrit Berisha ka fituar derbin e portierëve shqiptarë me Tomas Strakoshën. Portieri i Spal la grumbullimin e kombëtares për shkak të një dëmtimi, por u rikuperua në kohë dhe e nisi ndeshjen kundër Lazios si titullar.

Në fund festa ishte për Berishën pasi ndeshja u mbyll 2-1 për Spal. Petagna dhe më pas Kurtic i shënuan dy gola Strakoshës që përmbysën golin e Immobile.

Në përfundim të sfidës, Berisha ishte një nga lojtarët më të vlerësuar nga mediat italiane. Ai mori notën 6.5.

Mban me këmbë në tokë ekipin. Vendimtar, mbi të gjitha në pjesën e parë ndaj Luis Albertos. Reagime të rëndësishme edhe në disa raste të tjera, shkruajnë mediat për portierin e Spal.

Për Strakoshën kjo nuk është një periudhë pozitive pasi brenda një harku kohor shumë të shkurtër, me Kombëtaren dhe Lazion ka pësuar 8 gola. Ai u vlerësua me notën 5.5.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit