JOQ Albania
Home

Rastësi e frikshme, vogëlushja lind në një ditë e orë të veçantë
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 15/09/2019 12:55

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një mrekulli mund të cilësohet pa dyshim kjo vogëlushe e ardhur në jetë më 11 shtator të këtij viti, teksa përkujtohej në Shtete e Bashkuara të Amerikës, 18 vjetori i rënies së Kullave Binjake dhe sulmit terrorist.

Vogëlushja lindi në 11 i 9-ti, në orën 9 e 11-të dhe peshonte 9 libra e 11 ounces, sipas njësisë matëse të peshës së përdorur në ShBA, apo mbi katër kilogramë.

Vajza e quajtur Christina Brown lindi në spitalin Methodist LeBonheur në Tennessee. E ëma, Catherine e përshkroi si një “jetë të re në mes të shkatërrimit”.

Christina lindi me ndërhyrje cezariane dhe stafi mjekësor mbeti dhe vetë pa fjalë kur pa orën e regjistruar dhe peshën e saj.

I ati i vogëlushes thotë:

U habitën të gjithë. Ishte vërtet entuziazmuese, sidomos kur mund të gjesh pak gëzim si ky, në një ditë që sjell ndërmend një tragjedi të tillë”.

Drejtuesit e spitalit rrëfyen se një rastësi e tillë është thuajse e pamundur.

Shefja e pavijonit ku u lind vajza deklaroi:

Kam 35 vite punë, por nuk kam parë kurrë që të përkojnë në mënyrë të tillë data e lindjes, ora dhe pesha e një fëmije”.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/