Kompania e njohur e makinave, Fiat,ka zgjedhur një të famshme shqiptare për të promovuar modelin më të ri të veturave që do të hidhen në treg. Nëse mendoni se mund të jetë Rita Ora apo Dua Lipa, e keni gabim.
Ajo është Ava Max, e cila aktualisht gëzon famë ndërkombëtare. Është vetë kompania që e ka lajmëruar këtë risi, përmes një postimi në faqen zyrtare.
Në të shkruhet:
Në fotografitë e postimit shfaqet pikërisht Ava. Ava, emri i vërtetë i të cilës është Amanda Koçi, lindi më 16 shkurt 1994, në SHBA. Ishin prindërit e saj, Andromaqi dhe Pavllo Koçi, ata të cilët emigruan nga Saranda për në SHBA, rreth fillimit të viteve ’90.
Amanda e nisi karrierën në 2017-n me këngën “The Clapp Your Hands” të Le Youth. Artistja fshihet edhe pas suksesit të Ariana Grande-s (me të cilën ka një shoqëri të ngushtë) duke ndihmuar në tekstet e hiteve “Thank U, Next” apo “Break Up With Your Girlfriend”.