Trajneri i kombëtares shqiptare rrëfen peripecitë me gruan: Nuk donte, prita 5-6 muaj derisa e putha

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 15.09.2019, 07:55

Trajneri i Kombëtares Edy Reja, në një intervistë për “Jo vetëm modë” ka rrëfyer jetën e tij personale dhe njohjen me bashkëshorten e tij Livian.

Ai ka rrëfyer detaje mjaft interesante nga koha kur ishte i dashuruar me të dhe pritja e gjatë për t’i rrëmbyer asaj një puthje.

Reja ka rrëfyer se ajo ishte shumë e bukur dhe ishte dashuri me shikim të parë.

Pjesë nga intervista

Orinda Huta: Kur jeni njohur?

Reja: Kur isha 17 vjeç dhe luaja me Ferrara-n. Më pas shkova të luaja me Palermon dhe kuptova se nuk rrija dot pa të. Pas një viti u martuam, kur isha 23 vjeç. Në qershor festuam 50-vjetorin.

Orinda Huta: Pra, ishte dashuri me shikim të parë apo…?

Reja: E di… ajo ishte shumë e bukur. Kur ishte e re, se tani jo më (qesh) por edhe shumë e fortë në aspektin e karakterit. Ka qenë shpesh vendimtare në zgjedhjet e mia.

Orinda Huta: E mban mend puthjen e parë me Livian?

Reja: Ka qenë e vështirë. Tani është shumë e thjeshtë, kurse atëherë…. sa e vështirë që ka qenë. M’u desh të prisja me muaj të terë, 5-6 muaj, derisa e putha.

Orinda Huta: Pse kështu?

Reja: Sepse ajo në fillim nuk donte. M’u desh që të këmbëngulja shumë që ta bëja të ndryshonte mendje. Kur u puthem, ishte data 17 Prill e vitit 1966.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit