JOQ Albania
Home

Një objekt ndëryjor misterioz po i afrohet sistemit tonë diellor
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 15/09/2019 1:03

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një astronom amator thuhet të ketë zbuluar një objekt ndëryjor i cili ka ardhur nga jashtë sistemit tonë diellor.

Nëse vërtetohet se ky objekt vjen vërtetë nga jashtë sistemit tonë diellor kjo do ta bënte objektin e dytë të zbuluar deri më tani. I pari objekt ndëryjor në sistemin tonë është zbuluar më vitin 2017 dhe njihet si Oumuamua.

Sipas Minor Planet Center (MPC) në Universitetin e Harvardit, objekti duket të ketë një orbitë ‘hiperbolike’, duke sugjeruar se e ka origjinën nga një sistem i ndryshëm planetar.

Sipas BBC, Orbita hiperbolike ‘nënkupton se objekti rrotullohet në një formë që është larg nga një rreth i përsosur.

Një orbitë e përkryer rrethore do të kishte një ekscentricitet zero, shumica e orbitave të planetëve, asteroideve dhe kometave kanë një ekscentricitet midis zero dhe një. Ky objekt i zbuluar rishtazi ka një ekscentricitet prej 3.2.

Objekti ndëryjor është parë për herë të parë nga vëzhguesi amator i yjeve Gennady Borisov më 30 gusht, në Observatorin Astrofizik të Krimesë në Bakhchysarai. Kur e vunë re, objekti ishte afërsisht tre njësi astronomike (rreth 450 milion km) larg diellit.

Ndryshe nga Oumuamua, e cila fillimisht u klasifikua si kometë, por më vonë u klasifikua pasi i mungonin cilësitë karakteristike të kometës, objekti i ri mban një bisht dhe komë qartësisht të dukshme që e bëjnë të dallojë që vjen nga një sistem tjetër.

Burimi:UNILAD|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/