JOQ Albania
Home

“Je shumë e madhe për fundin e uniformës së shkollës”/ Adoleshenten e përjashtojnë nga klasa
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 14/09/2019 20:51

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një nxënëse është përjashtuar nga klasa e saj pasi është ‘shumë e madhe’ për fundin e uniformës.

14-vjeçarja Kada Jones është detyruar që të veshë një fund gri ndryshe nga ai i uniformës që ka në shkollë pasi nuk ka gjetur një për masën e saj.

Por, si duket asaj tashmë i duhet të rrije në ‘izolim’ ose të mos shkojë në shkollë fare pasi fundi nuk i pranohet në klasë.

Adoleshentja thotë se të njëjtin fund kishte mbajtur edhe vitin e shkuar dhe asnjë nuk u ankua. Gjithsesi këtë vit diçka duket të ketë ndryshuar.

Kada thotë se mësuesja i ka thënë që ose duhet të veshi fundin që veshin të gjithë ose duhet të rrijë në shtëpinë e saj dhe të mos shkojë fare në shkollë.

Edhe drejtoresha e shkollës këmbëngul se fundi që mban adoleshentja nuk përputhet me rregulloren e institucionit.

Jones u shpreh:

Kam 5 ditë që vetëm qaj. Nuk e kuptoj pse duhet ta bëjnë, unë nuk kam bërë asgjë gabim…Po më trajtojnë si të mos isha qenie njerëzore. E vetmja gjë që dua unë është që të kthehem në shkollë.”

Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/