JOQ Albania
Home

87-vjeçari sfidon të rinjtë, hidhet nga ujëvara 8 metra e lartë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 14/09/2019 18:55

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Disa thonë që mosha është thjesht një numër nëse në shpirt ndihesh i ri. Si duket një 87-vjeçar i qëndron kësaj thënieje dhe ka vendosur të sfidojë ‘djallin’.

Edhe pse në moshë në thyer, 87-vjeçari ka guxuar dhe është hedhur nga rreth 8 metra lartësi në një ujëvarë.

Një video e shpërndarë në rrjet tregon të moshuarin ndërsa bëhet gati të rrëshqasë nga pjesa e sipërme e ujëvarës e cila ndodhet në Kosta Rika.

I ndihmuar nga disa burra të tjerë, 87-vjeçari arrin që të hidhet nga ujëvara Uvita drejt ‘pellgut’ me ujë të formuar në fund të saj.

Një prej burrave, i cili duket se është amerikan, i thotë të moshuarit që të t’i mbajë këmbët drejt ndërsa nis avazh që ta shtyje për poshtë.

Një zëdhënës i Paddle 9 tha për mediat se 87-vjeçari është personi më i vjetër në moshë që ka rrëshqitur tek ujëvara në kompaninë e tyre.

Ai shtoi:

Ne na pëlqen shumë kjo video sepse tregon me të vërtetë se mosha është thjesht një numër dhe që është shumë e rëndësishme që ta jetoni jetën në çdo moment.”

Burimi:UNILAD|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/