JOQ Albania
Home

“Tupac është gjallë, po jeton i fshehur me fëmijët e tij”
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 14/09/2019 17:28

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kanë kaluar më shumë se dy dekada qëkur Tupac Shakur është ndarë nga jeta në ngjarjen që ndodhi në Las Vegas, por gjithsesi ndër vite është ‘shpallur’ si i gjallë.

Ndër vite kanë ekzistuar teori konspirative që pretendojnë se reperi është gjallë.

Së fundmi është publikuar një video në YouTube  në të cilën pretendohet se Tupac po jeton i fshehur dhe ka 3 fëmijë.

“Provat” e radhës bazohen tek një foto që tregohet tek videoja në YouTube në kanalin Wired Up TV, i cili publikon shpesh video me anë të së cilave pretendon se amerikani është gjallë.

Fotoja në fjalë tregon një burrë pa flokë i cili mban veshur një xhaketë lëkure dhe është duke parë poshtë ndërsa në shpinë ka një vajzë të vogël.

Dy djem qeshin ndërsa shohin nga kamera.

Edhe pse nuk duket fytyra e tij e plotë, burri në foto e kishte mjekrën njëlloj siç e mbante dikur Tupac kur ishte gjallë.

Gjithashtu është e vështirë të përcaktosh se në çfarë moshe mund të jetë burri në foto. Tupac  ishte 25-vjeç kur u nda nga jeta dhe një numër personash janë të bindur se personi në foto është reperi, tashmë në moshë të mesme.

Burimi:UNILAD|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania