Jo vetëm Rama, kush është shqiptari i famshëm që kërcen e bën foto me Merkel?

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14.09.2019, 08:52

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, është shfaqur shpesh herë si miku më i mirë i Kancelares gjermane Angela Merkel. Ai shihet shpesh i fotografuar me të e në biseda miqësore, por me sa duket, nuk është i vetmi që ka një raport të ngrohtë me “zonjën e hekurt”.

Ardit Gjikaj, shqiptari me origjinë nga Vlora është personi që “po sfidon” kreun e qeverisë në këtë “betejë”. Mbrëmjen e djeshme, në një intervistë për Arjan Çanin, ai tregoi se me Merkel është njohur disa vite më parë.

Jo se nuk e njihte Kancelaren, por kontakti i tyre i parë ka qenë në Bundesagun gjerman, ku Gjikaj ka performuar para deputetëve dhe Merkel. Ai është një i ri mjaft i njohur në Gjermani, ku ka shkuar si emigrant prej vitit 1994.

Arditi ka fituar shumë kampionate në gjithë botën, kryesisht me breakdance. Ai është profesor kërcimi dhe ka një shkollë që quhet “Endless Dance”.

Nga një kërkim në internet, JOQ.al ka arritur të sigurojë videon e plotë të performancës së Gjikaj para Kancelares dhe deputetëve të tjerë. Videoja është realizuar rreth 7 vite më parë. Veç kërcimit impresionues të talentit shqiptar, në të duket edhe Merkel, e cila duartroket me vrull dhe pasion për Arditin.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet. KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit