JOQ Albania
Home

Një gjeni i keqpërdorur, arkëtari bën namin me kartat e kreditit të klientëve
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14/09/2019 7:58

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një person, 34 vjeçar i cili ka punuar si arkëtar për një kohë të gjatë në një vend të vogël të Japonisë, ka habitur shumë njerëz me aftësitë e tij mendore. Ai ka treguar se ka një kujtesë të paparë, por këtë aftësi që natyra i ka dhënë, e ka keqpërdorur.

Pa bërë vjedhje fizike ose mashtrim, ai ka qenë në gjendje që të vjedhë paratë e njerëzve duke kujtuar dhe mbajtur mend të gjitha detajet e kartave të tyre bankare.

I riu ishte në gjendje të mbante mend emrin e personit, numrin e kartës së kreditit, datën e skadimit dhe kodin e sigurisë. Pasi i memorizonte ato, ai i shënonte në një fletore.

Taniguchi Photographic Memory Thumb

Imediate huaja raportojnë se 34 vjeçari ka arritur të vjedhë gati 1 mijë karta krediti duke bërë blerje online.

Sidoqoftë, me një gjeni të tillë kuptohet që vijnë edhe mangësitë. Policia ishte në gjendje ta ndiqte penalisht arkëtarin duke i përdorur karakteristikat e tij fizike.

***

Burimi: Unilad|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/