JOQ Albania
Home

I kërkoi burrit të bënte punët e shtëpisë, gruaja e pëson keq nga bashkëshorti dembel
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 13/09/2019 22:03

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kush duhet t’i bëjë punët e shtëpisë? Një pyetje që i mundon të gjithë. Në një shoqëri patriarkale si e jona pa diskutim që shumica mendojnë se i takojnë gruas, jo më kot ka dalë edhe fjala “zonjë shtëpie”. Kjo shprehje është për gratë që punojnë ndërsa “zot shtëpie” është për burrat që komandojnë.

Por kohët me sa duket kanë ndryshuar, pasi gratë kanë filluar të marrin komandën. Por kujdes, ka raste kur e pëson po e teprove me urdhrat.

Valerie Sanders është një grua 58-vjeçare nga Catterick, North Yorkshire e cila u arrestua dhe u akuzua për sjellje imponuese pasi i kërkoi burrit të saj bodybuilder që ta ndihmonte pak më shumë në shtëpi.

Sanders pretendon se ajo thjesht kërkoi nga i shoqi 58-vjeçar Michael që të shkëputej pak nga palestra dhe të pastronte e të rregullonte dyert e oborrit të shtëpisë. Por i shoqi jo vetëm që nuk e dëgjoi por e "rrasi" në qelinë e paraburgimin për 17 orë dhe tashmë pas denoncimit ajo përballet me akuzën për sjellje imponuese.

Vendimi u mor pa shkuar fare në gjyq dhe gruaja u shpreh për revistën amerikane “The Sun” se ishte trajtuar si një kriminele vetëm sepse i kërkoi ndihmë burrit të saj. Ajo tha se i shoqi kalonte gjithë kohën në palestër dhe në shtëpi e vetmja punë që bënte ishte larja e makinës së tij.

Valerie i linte shënime bashkëshortit për të pastruar shtëpinë derisa një ditë te dera e shtëpisë u shfaqën 4 makina policie dhe e akuzuan atë si një grua që kishte qenë imponuese ndaj burrit.

Michael pretendon se sjelljet e bashkëshortes së tij janë imponuese dhe se ajo e kontrollonte vazhdimisht. Çifti u martua në vitin 2014, dy vite pasi u njohën në rrjetet sociale, por me sa duket punët nuk po shkojnë vaj.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/