JOQ Albania
Home

Shihen bashkë për herë të parë pas sherrit të bujshëm, a janë pajtuar Nora dhe Tuna?
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 13/09/2019 21:39

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ndarja e Robert Berishës dhe Nora Istrefit pas 13 vitesh lidhje, ka qenë kryefjala e mediave rozë gjatë këtyre ditëve.

Lajmi u dha nga vetë Roberti, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale deklaroi se i ka dhënë fund dashurisë me Norën.

Mirëpo pak ditë më parë u përfol për një tjetër ndarje në familjen Berisha.

Bëhet fjalë për instrumentistin Patris Berisha dhe këngëtaren Tuna Sejdiu, të cilët u panë duke kaluar pushimet në vende të ndryshme, larg njëri-tjetrit.

Por ishte kjo e fundit e cila i hodhi poshtë aludimet, në një reagim në rrjetet sociale ku u shpreh: "2019-ta, robi shkon n’pushime edhe vet".

Tuna gjithashtu ka qenë shpesh në qendër të mediave, për shkak të marrëdhënieve të komplikuara me ish-kunatën e saj, Nora Istrefi, për të cilat u tha se nuk flasin bashkë.

Por së fundmi ato janë fotografuar së bashku, nën shoqërinë e njëra-tjetrës, duke biseduar.

Mediat kosovare kanë publikuar disa foto ku Tuna dhe Nora shihen në një lokal, të shoqëruara nga miku i tyre i përbashkët, Valdrin Sahiti.

Nuk dihet ende arsyeja e këtij takimi, por mendohet se mund të ketë lidhje me ndonjë bashkëunim.

Pas sherrit mes Tunës dhe Robertit, Nora mbajti anën e ish-partnerit të saj, duke shkaktuar komplikime në marrëdhënien mes dy këngëtareve.

Kjo është hera e parë që Tuna dhe Nora shihen së bashku pas debatit të bujshëm.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/