Mali i Zi i kërkon llogari qeverisë shqiptare për hidrocentralet në lumin Cem

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 13.09.2019, 20:22

Nëse qeveria shqiptare nuk pyet shumë për natyrën në përgjithësi dhe lumenjtë në veçanti duke i mbushur me hidrocentrale, e kundërta ndodh me atë malazeze.

Së fundmi mësohet se Mali i Zi do t’i kërkojë qeverisë sonë informacion për ndërtimet e hidrocentraleve në lumin Cem, i cili rrjedh nga disa fshatra veriore të Malësisë së Madhe dhe kur kalon në vendin fqinj quhet Cijevna.

BalkanInsight raportoi se të enjten qeveria shqiptare nuk iu përgjigj shqetësimeve të homologëve të saj malazezë rreth kësaj çështjeje. Për këtë Mali i Zi do të kërkojë shpjegime në takimin e ardhshëm ndërshtetëror për menaxhimin e ujërave, të parashikuar për t’u mbajtur më 19 shtator.

Si Shqipëria ashtu edhe Mali i Zi kanë nënshkruar konventën e Espoos që ndalon ndërhyrjet në burimet e përbashkëta natyrore pa njoftuar paraprakisht palën fqinje për ndikimet e mundshme.

Lumi i Cemit rrjedh nga zonat e thella të Malësisë së Madhe dhe kalon për rreth 32 kilometra fshatrat Selcë, Dobrinjë, Tamarë e Brojë duke rrjedhur më pas në territorin malazez. Qeveria shqiptare po planifikon të ndërtojë 14 hidrocentralë të vegjël, por këtë herë me sa duket nuk do jetë e lehtë.

Në asnjë zonë ku ky lum kalon në territorin shqiptar nuk ka status mbrojtje, por në anën malazeze, në vitin 2017, kanioni i Cijevinas u shpall monument natyre.

Banorët por edhe ekspertët kanë kundërshtuar ndërtimin e hidrocentraleve në Cem. Aktivistë të ndryshon i kanë kundërshtuar vazhdimisht hidrocentralet për dëmin që i sjellin peizazhit natyror, ekosistemit dhe sidomos botës ujore. Në lumin e Cemit raportohet se jetojnë 22 lloje peshqish, mes të cilëve trofta e mermertë, që konsiderohet në rrezik zhdukje.

Në korrik Rama pranoi se “hidrocentralet e vogla janë të padobishme dhe të dëmshme”. Ai tha se ato nuk do të ndërtoheshin më, por pavarësisht kësaj lejet për ndërtimin e HECE-ve dhe shkatërrimin e natyrës jepen si të ishin "bukë më djathë".

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet. KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit