Njihuni me 4 “bishat” e BMW-së që do të prezantohen në premierën botërore të automobilave

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 13.09.2019, 20:40

Alexandra Hirschi, e njohur si "Supercar Blondie", është një prezantuese e famshme dhe vloggere e mediave sociale në Australi.

Ajo njihet gjerësisht për videot e saj, ku promovon dhe përshkruan makinat e reja dhe më të veçanta në "Facebook", "Instagram" dhe "YouTube".

Së fundmi, 33-vjeçarja ka publikuar një video në rrjetet ku tregon disa nga modelet më të rralla dhe luksoze të BMW-së, të cilat ndodhen në panairin e automobilave IAA në Frankfurt të Gjermanisë dhe do të prezantohen së shpejti në premierën botërore.

Modeli i parë që ajo përshkruan është një BMW X5, me sistem antiplumb. Xhami mbrojtës i këtij modeli mund t'i rezistojë edhe plumbave të kallashnikovit, madje edhe sulmeve me granatë. Makina të tilla zakonisht u shiten zyrtarëve qeveritarë. Vetëm 20% e tyre shiten për përdorin personal.

Modeli i dytë është koncepti i BMW 4, e cila është e ardhmja e serisë 4 të gjigandit gjerman të prodhimit të automobilave. Makina është e kuqe e shndritshme, dhe ka një logo "lundruese" të BMW-së në pasqyrë.

Makina tjetër është krejtësisht e veçantë nga dy të tjerat. Ajo mezi mund të shihet në errësirë. Bëhet fjalë për një model të BMW X6 me veshje të veçantë nano-teknologjike mbi të, e cila e bën atë të jetë thuajse e padukshme në errësirë. Sistemi nano-teknologjik përthith të gjithë dritën dhe nuk lejon që të ketë asnjë reflektin mbi skeletin e automjetit.

Ndërsa makina e katërt dhe e fundit që Alexandra na njeh, është një model i8, e cila ende nuk është hedhur në treg. Quhet varianti Ultimate Sophiste dhe vetëm 200 mjete të tilla do të prodhohen. Siç shihet dhe në video, ky automjet është maja e serisë i8. Ai ka një kombinim të veçantë ngjyrash të reflektuara, gri dhe portokalli.

Burimi: Unilad|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

****

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet. KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit