JOQ Albania
Home

E kishte mendjen tek celulari, këmbësorja përplaset keq nga makina që po vinte me shpejtësi
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 13/09/2019 17:54

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një video e frikshme e ndarë së fundmi në rrjet tregon sesi është përplasur një këmbësore nga një makinë pasi nuk u tregua e vëmendshme mjaftueshëm.

Gruaja në video ishte duke kaluar rrugën në Tempe, Sydney të hënën në momentin që u përplas keq nga një automjet.

Ajo po shihte celularin përpara se të kalonte rrugën, por nuk pa makinën që po vinte me shpejtësi pikërisht atu ku ajo do kalonte. Pamjet e frikshme janë filmuar nga një kamera që ishte vendosur tek automjeti i përfshirë në aksident.

Pas aksidentit, tre persona që ndodheshin aty afër i erdhën në ndihmë këmbësores që dukej se ishte në dhimbje.

Videoja ka marrë një numër të madh komentesh në Reddit ku shumica e komentuesve ia venë fajin celularit që ajo mbante në dorë. Ndërsa të tjerë thonë që duhet ta kishte kontrolluar mirë rrugën përpara se të nisej.

Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/