JOQ Albania
Home

“Duket si një zjarrfikës që po shkon drejt një engjëlli”/ Burri shkrep foton e pazakontë kur përkujtohej 11 shtatori
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 13/09/2019 17:31

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një burrë nga Florida ka ndarë në Facebook një foto që e ka shkrepur më 11 shtator të këtij viti. Në foton e publikuar duken retë në qiell që kanë kompozuar një pamje aspak të zakontë.

Sipas Matt Snow, ato ngjajnë si një zjarrfikës i cili po shkon drejt një engjëlli. Pamjen në qiell ai e lidhi me faktin që përkonte me 18-vjetorin e ngjarjes së rëndë me kullat binjake në SHBA.

Snow ishte duke shkruar për në punë të mërkurën në mëngjes kur i hodhi një sy qiellit dhe vuri re pamjen e pazakontë.

E shkrepur me rrezet e lindjes së diellit, pamja duket me të vërtetë ‘magjike’.

Bashkë me foton ai shkruante:

Mund të jetë sepse sot është 11 shtator por këto janë retë që pashë sot teksa po shkoja në punë. A nuk duket si një zjarrfikës duke vrapuar me një zorrë uji në dorë dhe një engjëll me diellin të vendosur në mënyrë të përsosur pas tij."

Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/