JOQ Albania
Home

Lind viçi i pazakontë me fytyrë ‘njeriu’, tronditen fermerët në fshatin e vogël
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 13/09/2019 16:30

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një viç i porsalindur ka lënë pa fjalë punonjësit e një ferme me fytyrën e tij aspak të zakontë. Viçi i porsalindur ka tërhequr jo pak vëmendje pasi fytyra e tij e deformuar ngjante me atë të një njeriu.

Një banor e ka filmuar krijesën e pazakontë dhe e postoi videon në YouTube. Thuhet se pamjet janë filmuar në një fshat të vogël në Villa Ana, Argjentinë.

Për fat të keq, viçi lindi me hundë dhe gojë të vogël dhe mezi e mbante kokën lart. Si duket kafka nuk i ishte formuar siç duhet dhe për këtë arsye ngordhi vetëm pak orë pas lindjes.

Një ekspert i gjenetikës, Nicolas Magnago u shpreh për mediat vendase se viçi mund të ketë pasur një mutacion të rrallë gjenetik.

Ai shpjegoi:

Mutacioni është një ndryshim në ADN që transferohet nga lopa tek i vogli. Është një mutacion spontan i agjentëve fizikë, kimike apo biologjikë, të cilët kanë shkaktuar ndryshme në ADN."

Kujtojmë këtu se një viç me dy koka, katër sy e dy gojë ka lindur në fillim të këtij viti në Indi.

Burimi:Mirror|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/