JOQ Albania
Home

Djali 4-vjeçar nisi të qante në ditën e parë të kopshtit, gjesti i shoferes së autobusit bën xhiron e rrjetit
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 13/09/2019 15:24

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Fotografia e një shofereje autobusi duke i mbajtur dorën një djali të vogël që qante është bërë virale në rrjet.

Ishte dita e parë e kopshtit për Axel-in dhe në momentin që hipi në autobus ai nisi të qante. Për fat të mirë, ajo që i qëndroi afër ishte shoferja e autobusit Isabel ‘Izzy’ Lane e cila i mbajti dorën ndërkohë që djali 4-vjeçar qante.

Sipas nënës së Axel shoferja u mundua që të mos e lëshonte gjatë gjithë udhëtimit dhe kjo i bëri mirë djalit të vogël i cili e kishte marrë me frikë.

Fotoja u nda në rrjet nga Departamenti i Policisë në Augusta më 5 shtator dhe që prej atëherë është bërë viral, ku shumica prej komentuesve përgëzojnë shoferen për gjestin e mirë.

Sipas asaj që tha Isabel djali i vogël ishte fillimisht i emocionuar për nisjen e kopshtit po pastaj papritmas nisi të qante.

Nëna e Alex tha për mediat:

Jam shumë mirënjohëse që njerëzit në komunitetin tonë janë kaq zemërmirë dhe Izzy është pa dyshim një prej tyre."

Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/