JOQ Albania
Home

I është tharë palca kurrizore, 39-vjeçari ka nevojë urgjente për ndihmën e shqiptarëve që të mbijetojë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 13/09/2019 13:59

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Bledi Cepele është një 39-vjeçar i cili ka nevojë për ndihmën urgjente të shqiptarëve në mënyrë që të mos i vihet në rrezik jeta. Siç thonë edhe familjarë e tij 39-vjeçari ka nevojë urgjente për transplant pasi i është tharë palca kurrizore.

Sipas familjarëve, transplanti dhe kurimi bëhet në Turqi dhe për t’i realizuar të gjitha këto duhen rreth 120,000 euro, shumë kjo që familja e ka të pamundur ta mbulojë e vetme.

Diagnoza e Bledit është Aplazi Medukare dhe Tbc. Ndërsa mjekët shkruajnë epikrizën e lëshuar se ndërhyrjet janë të pamundura në vendin tonë si shkak edhe të trombocidopenisë.

Në epikrizën e lëshuar thuhet gjithashtu se gjendja e Cepeles është ‘relativisht e rëndë pavarësisht mjekimeve që ka marrë’.

Në mesazhin e dërguar pranë redaksisë së JOQ Albania, një familjar shkruan:

Apelojme tek te gjithe qytetaret te cilet e lexojne kete mesazh: nevoje urgjente per kurim .Bledi Cepele, 39 vjeç. Nevoje urgjente per transplant dhe kurimi behet ne Turqi pasi eshte thare palca kurrizore dhe nuk prodhon me elemente gjaku… kostja e kurimit shkon 120mije€ .Diagnoza esht Aplazi medukare dhe Tbc. I lus te gjithe kushdo qe ka mundesi sado pak per Bledin do ishte nje shprese jete me shume."

Për të gjithë ata që mendojnë se mund të ndihmojnë me sadopak, familjarët kanë lënë edhe numrin e llogarisë bankare.

"Kush ka mundësi dhe zemër te madhe mund të kontribuojë në nr. e llogarisë bankare:

SWIFT: SGSBALTX

Nr. llogarisë ne lek: 0001750369

IBAN: AL10202210360000000001750369

Nr. llogarisë ne euro: 0140508274

IBAN: AL70202210360000000140508274

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/